Gjyqtari kërkon pezullimin e seancës: “Më nxorrët të dhënat sekrete”

Që në fillim të seancës, Shlezen Selimi ka kërkuar pezullimin e seancës si edhe hetimin disiplinor të trupës gjykuese të KPK, pasi sipas tij në një televizion kombëtar janë transmetuar të dhëna sensitive që sipas tij janë shitur nga trupa gjykuese.

“Përmes komunikimit publik më është bërë me dije përbërja e trupës gjyqësore. Dhe unë kam shprehur konsideratën për të tre anëtaret e KPK. Por nisur nga faktet që kanë ndodhur rishtaz dua të nisë hetimi disiplinor ndaj trupës sepse në TCH dje është transmetuar një kronikë ku jep të dhëna sensitive. Unë kërkoj pezullimin e seancës dëgjimore sepse do i kërkoj ONM të nisë procedurë disiplinore sepse janë përdorur të dhëna kofidecinale. Unë dyshoj se këto te dhëna i janë shitur ketij TV dhe mendoj se ky TV ka shkuar me tej sa të ndikojë në këtë proces”- ka thënë gjyqtari.

Kjo kërkesë e gjyqtarit Selimi nuk është marrë parasysh nga KPK.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments