Aktualitet

Veliaj: Jap dorëheqjen, nëse bashkia ka harxhuar lekë për artistët

KAON

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari Erion Veliaj u është përgjigjur anëtarëve të opozitës lidhur me koncertet e organizuara në ditët e para të Qershorit në Tiranë. Opozita ka artikuluar kosto për këto koncerte, ndërkohë që Veliaj ka mohuar në mënyrë kategorike që organizimi i këtyre eventeve t’i ketë kushtuar buxhetit të bashkisë.

Duke theksuar rëndësinë e ushqimit shpirtëror për njerëz më të kultivuar, Veliaj permendi  se Tirana sot është shumë më e mirë se ajo e dikurshme edhe në drejtim të bukës, siç e quajti ai. Kryebashkiaku kujtoi ndër të tjera 6 mensat sociale që ofrojnë ushqim falas për shtresat në nevojë.  Veliaj kërkoi ta mbyllë këtë diskutim me fjalët: Unë jap dorëheqjen nëse bashkia ka harxhuar  lekë për këta artistë.

Kujtojmë se në Tiranë, vetëm pak ditë më parë mbajtën koncert artistët e  njohur Rita Ora dhe Ermal Meta./ opinion/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?