VIDEO/ PD të tjera akuza Fatmir Xhafës/ Ja faktet
Partia Demokratike me anë të deputetit Enkelejd Alibeaj dhe ish-ministrit, Gazmend Bardhi kanë bërë të tjera akuza ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në një konferencë për mediat, Alibeaj i ka bërë edhe dy pyetje të reja për Xhafajn.
Pjesë nga deklarata e PD:
Në Shtator 2017, Fatmir Xhafaj e konsideroj akuzën se i vëllai është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, si një çështje të sajuar nga opozita, dhe se nëse do të kishte fakte dhe prova për këtë, atëherë PD duhet t’i gjente dhe do ishte një rast i mirë për ta “kryqëzuar” atë.
Pasi PD publikoi dje vendimin gjyqësor të formës së prerë të Gjykatës së Kasacionit, se i vëllai i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Agron Xhafaj është i dënuar për trafik ndërkombëtar, me 7 vjet e 2 muaj burgim, dhe se ai nuk ka vuajtur asnjë ditë nga ky dënim, Fatmir Xhafaj doli dhe përgënjeshtroi veten.
Ai u detyrua publikisht dje të pranonte se i vëllai është i dënuar, dhe se vendimi që publikoi dje Partia Demokratike është i vërtetë dhe se ai e disponon këtë vendim edhe për shkak se është lehtësisht i gjindshëm edhe online.
Për ndërsa pranoi se e ka gjetur online vendimin e dënimit të të vëllait, Fatmir Xhafaj la pa përgjigje, ashtu siç paralajmëruam edhe dje, 7 pyetjet që i bëmë.
1) Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e Agron Xhafajt dhe për të verifikuar zyrtarisht nëse është apo jo i dënuar, në kushtet kur deklaron se cilido në këtë vend, përfshi atë vetë apo familjarët e tij nuk është mbi ligjin, dhe se ai dhe qeveria e tij nuk i siguron dhe nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askujt?
2) Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë? Pse nuk i ka kontaktuar Fatmir Xhafa, as shkresërisht, dhe as informalisht, autoritetet ligjzbatuese italiane, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?