Sport

Peshëngritësi Godelli zbulon kush ka futur dopingun: Ia kanë dhënë dhe Edi Ramës. Video

KAON

Në Shqipëri janë shtuar shumë rastet e dopingut kohët e fundit, çka ka çuar në prishjen imazhit të sportistëve, por mbi të gjitha penalizime të ndryshme për këta ta fundit.

Rasti më i freskët është ai i peshëngritëses, Romela Begaj e cila rezultoi pozitive pas kryerjes së kontrolleve duke iu hequr njëkohësisht dhe medalja e fituar në kampionatin e fundit.

Së fundmi, nëpërmjet një video-je siguruar ekskluzivisht nga newsport.al, zbulohet se kush e ka futur i pari dopingun në Shqipëri.

Në video-n e siguruar nga newsport.al, dëgjohet peshëngritësi Daniel Godelli, i cili në një kamer të fshehtë provokon një person, i cili nuk mund të identifikohet përmes videos, por që mund kuptohet se kush ka qenë personi i parë që e ka futur dopingun në vendin tonë.

Në video dëgjohet të thuhet se i është dhënë dhe Edi Ramës, çka lë të kuptohet se gjithçka është e “kopsitur” mirë. Theksojmë se në video nuk mund të identifikohen personat e tjerë, përveç peshëngritësit shqiptar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?