Ylli Dylgjeri/ Të prishim Teatrin e Kukullave…

Aktualitet

Po jetojmë erën e prishjes së Teatrove. Fillimisht do prishet Teatri Kombëtar, dhe më pas ai Eksperimental. Në këtë valë, me të prishur këto rrangulla, propozoj të vazhdojmë me prishjen e Teatrit te Kukullave.
Është më e lehtë të prishësh Kukullat. Kukullat nuk bëjnë rezistencë. Nuk flasin. Nuk qajnë. Nuk janë skeptike, ironike, lesbike. Nuk ka kukulla ikonë. Nuk kanë sindikatë. Kukullat nuk organizohen. Kukullat nuk kanë autoritete. Kukullat nuk kanë shpirt. Kukullat nuk kanë Ndrenikë, Kurti, Milkan, Çashk, Bashë, Asqeri, Derhemi etj…etj.
Kukullat nuk janë vetëm kukulla marionetë.
Ka kukulla në hije, kukulla në gishta, kukulla në dorë, kukulla çorape, kukulla maska, kukulla që dëgjojnë përralla. Kukulla të bindura.
Ja pra pse është më lehtë.
Ta prishim Teatrin e Kukullave.