Paloka-Bushatit: Legen, kur të shkosh në bordellot e Brazilit fol kështu
Teksa ishte thirrur për të dhënë shpjegime për çështjen detare ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mes tij dhe deputetëve të opozitës ka pasur replika të forta.
Kur Bushati lexonte disa nga pikat e letrës së presidentit Ilir Meta, ku ky i fundit kërkonte më shumë informacione rreth kërkesës për plotfuqishmëri, ministri u kap me deputetët e PD-së.
Bushati gjatë kohës që lexonte, evidenonte edhe presjet e vendosura në letrën e presidentit, madje i bënë çudi edhe dy pikëpyetje. Kaq mjaftoi qe Paloka të ‘shperthente’ ndërsa shtoi se ‘Kur të shkoni në bordellot e Brazilit fol kështu. Legen. Mos na trego në gjuhën shqipe’.
DEBATI
Bushati: Se kuptoj pse duhen këto dy pikëpyetje. Kjo është abc-ja në sistemin arsimor se si të mos prodhojmë letra të tilla.
Paloka: Kur të shkoni në bordellot e Brazilit fol kështu. Legen. Mos na trego në gjuhën shqipe.
Bushati: Kërkoj të mbani qëndrim për këta eksponentë. Zërin mos e ngrini, ju kërkoj të mbani qëndrim për epitetet që përdorët. Unë jam i qetë. Tre gjerave nuk kam ça ti bëj; Egos, paranojës dhe Saliut…