Sokol Gjoni/ Unë zgjedh të qëndroj dhe të ngre zërin përmes protestës

Aktualitet Te tjera

“Në një shtet, ku gjyqi e ka humbur drejtësinë, mjekësia humanitetin, kurse arsimi kualitetin, ikni prej atij vendi!
Është ferr!”
(Albert Einstein)

Unë nuk po zgjedhi të iki nga ky “ferr”, por të qëndroj dhe të luftoj fort për drejtësinë e kapur nga shpura e kryeministrit të vendit, i cili me politikat e tij qeverisëse e ka rrokullisur perspektivën e Shqipërisë në honet e errëta të botës së krimit. Unë zgjedh të qëndroj dhe të ngre zërin përmes protestës, duke kërkuar sistem arsimor cilësor, i cili ofron standarte të denja për një vend aspirant në BE; për një sistem shëndetësor, i cili nuk mund të jetë konçension klientelist, por shërbim i denjë për qytetarët; për një shtet të së drejtës, ku ligji të veprojë njëtrajtshëm mbi qytetarët dhe klasën politike; ndaj unë zgjedh të protestoj nesër në orën 12, duke iu bashkuar uraganit mbarëpopullor, që njëzëri kërkojnë largimin e kryeministrit, si shkaktarin kryesor të kapjes së vendit nga mafia dhe krimi, si dhe të zhytjes së shqiptarëve në një varfëri të tejskajshme.
Ftoj çdonjërin nesër në orën 12, ku përmes pjesëmarrjes në protestë të ngremë zërin për gjithçka që ka të bëjë me instalimin e një mendësie dhe filozofie qeverisëse që dhunon dinjitetin e qytetarëve të saj!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?