Vritet lideri i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç

Rajoni

Burime të mediave kanë treguar se ai ka marrë 4 plumba në një atentat të organizuar, ndërkaq ka ndërruar jetë pas disa minutash në spitalin e MItrovicës në veri.

Mgjarja ka ndoihur sot në mëngjes para zyrës së tij në veri të Mitrovicës raportohet se është sulmuar me armë zjarri

Policia konfirmon vetëm se Ivanoviq është dërguar në spital dhe nuk ka më shumë informata se me çka është sulmuar.

Zëvendësdrejtori i Policisë së veriut të Mitrovicës Besim Hoti konfirmon se deri më tani e kanë informatën se ai është dërguar në reanimacion në spital por më shumë informata nuk ka.

Kush ishte Oliver Ivanoviq qw u lind në Pejë më 1 prill 1953.

Ivanoviqi u bë kadet në Akademinë Ushtarake të Zagrebit

Nga Zagrebi u kthye në Kosovë. U diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë

Ivanoviq e flet mirë gjuhën shqipe

Ivanoviq është kampion i karatesë në Kosovë

Kjo e kualifikoi atë për t’u bërë instruktor dhe gjyqtar ndërkombëtar i karatesë.

Para luftës ishte president i Klubit të Karatesë “Trepça” në Mitrovicë

Aktivitetin politik e nisi, në vitin 1999, me një kërkesë nga “Rojat e Urës”

“Rojet e Urës” e ftuan Ivanoviqin për t’i trajnuar si mjeshtër i karatesë

Në 1999 u bë anëtar i Këshillit Kombëtar Serb, SNV, e më vonë president i bordit ekzekutiv.

U shkarkua pas dy viteve kur u bënte thirrje serbëve të Kosovës të merrnin pjesë në zgjedhjet në Kosovë.

Në vitin 2001, ai nisi krijimin e Trupit Koordinues, organizata zyrtare e qeverisë serbe

Ivanoviq ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga 2001- 2004

Si deputet u bë edhe anëtar i kryesisë së Kuvendit

Oliver Ivanoviq është lider i Partisë “Liri, Demokraci, Drejtësi”

Kur Kosova e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, Ivanoviq tha: “Nëse Kosova bëhet e pavarur, ajo do të ngelet pa serbë”.

Në vitin 2008 Ivanoviq u bë Sekretar i shtetit në Ministrinë Serbe për Kosovën

Në vitin 2013 kandidoi për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në ato zgjedhje humbi garën nga Krstimir Pantiq i “Listës Serbe”

Ivanoviq u arrestua në vitin 2014 për krime lufte në vitin 1999 dhe 2000 në Mitrovicë

Ai akuzohej për vrasje, dëmtim prone dhe dëbim të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës

Aktakuza iu ngrit më 11 gusht 2014

Sa ishte në paraburgim, ai hyri në grevë urie në kërkim të mbrojtjes në liri

Në gjykimin ndaj tij dëshmoi edhe ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi

Dëshmitarët thanë së gjatë luftës e kanë parë me uniformë dhe të armatosur

Gjykimi i tij pati shumë lot nga dëshmitarët që ishin prezentë në çastet kritike të krimeve në veri.

Dëshmitari Isa Mustafa tha se ishte i pranishëm në ditën kritike në jug në vitin 1999 dhe e pa aty Oliver Ivanoviqin

Ivanoviq u dënua për krime lufte të kryera në vitin 1999 me 9 vjet burg

Edhe pse u dënua më pesë vite burgim, Ivanoviq u la në arrest shtëpiak.

Ivanoviq u gjykua nga një trup i gjykatësve ndërkombëtarë të EULEX-i