SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Erdogan/ Do hapim ambasadë në Jeruzalemin Lindor

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se Turqia do të hap ambasadën në Jerusalemin Lindor.

Kjo deklaratë vjen disa ditë pasi që gjatë samitit të liderëve të shteteve myslimane ka bërë thirrje shteteve të botës që Jerusalemin Lindor ta njohin si kryeqytet të Palestinës, si kundëlrreagim ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin Kryeqytet të Izraelit.

Anëtaret e Ligës Arabe formuan delegacion ministror që do të luftojë kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp që ta njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.Trupi do të formohet me iniciativë të Jordanisë, ndërsa qëllimi i tij do të jetë lufta kundër vendimit kontestues përmes rrugës diplomatike dhe mediale.

Delegacioni ministror do të jetë i përbërë nga ministrat e punëve të jashtme të Jordanisë, Palestinës, Egjiptit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe.

Ndërkohë delegacioni i Egjiptit ka dërguar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një propozim-rezolutë, me të cilën kërkohet refuzimi i vendimit të presidentit amerikan për Jerusalemin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?