Guxim Alimani për Arta Markun: Kurrë nuk jam pajtuar me një vendim të kësaj mazhorance

Aktualitet

Kurre nuk jam pajtuar me nje vendim te kesaj mazhorance pasi militantizmi,klientelizmi dhe nepotizmi kane qene kritetert e saj themelore ne ç’do perzgjedhje.Por vendimi i sotem i komisionit te ligjeve ishte nje surprize e kendeshme. Arta Marku eshte nje pinjolle e njeres nga familjet me ne ze te veriut te Shqiperise. Mbese e familjes legjende te Hamez Ukshinit dhe stermesa e Ndoc Mark Dedes qe prej dekadash kendohet per atdhetarine e tij ne Shqiperi dhe Kosove.

Arta, sipas vete kolegeve te saj eshte nje magjistrate e mirshkolluar dhe prokurore e sakte dhe e kultivuar. Ajo njihet per performancen e saj intelektuale por dhe njerezore.Gjate gjithe karrieres nuk njihet nje rast i vetem perfolje dhe abuzimi me detyren. Natyrisht qe figura te tilla te pastra si Arta Marku,Arben Dollapi etj, kane qene target i ish prokurorit Llalla i cili e thartoi keqaz organin e akuzes dhe gjithe emerimet i beri ne baze njohje dhe interesi vetjak.

Jam i sigurt se pavaresisht bindjeve shqiptaret do kene nje Kryeprokurore te denje qe me performancen e saj do te kthehet nga e perkoheshme ne Kryeprokurore me mandat ligjor ne Republiken e Shqiperise. Ju siguroj se çdo lloj perfolje dhe insinuate mjerane per te ka qene e nxitur nga interesa meskine.