Gattuso: Ju rrëfej tmerrin që përjetoi Donnarumma

Sport

Në një intervistë për “Rai Sport”, Gattuso ka thënë se tifozët e Milanit kanë gabuar pasi portieri i tyre është duke punuar shumë dhe nuk mendon largimin nga “San Siro”, shkruan “Goal.com”

“Ai është një fëmijë 18-vjeçar, sigurisht që është tronditur. Unë vetëm mund ta falënderoj atë për atë që po bën. Për moshën e tij, ai është portieri më i mirë në botë. Nëse klubi thotë se nuk ka nevojë ta shesë atë, atëherë askush nuk duhet të gjoja thashethemet se çfarë përflitet për të. Unë mund ta them që jam profesionist pasi ai është duke punuar shumë. Nuk kam nevojë të flas me Mino Raiolan sepse flas çdo ditë me Gigion.

Nga sjellja e tifozëve ndihem i tmerruar unë jo më Gigio që është një fëmijë. Për fat të mirë në këtë ndeshje kishte vetëm 9 mijë tifozë në stadium, imagjinoni si do të ndihej Donnarumma nëse do të ishin të pranishëm 50 mijë, do ishte poshtëruese pa të drejtë”, përfundoi trajneri i Milanit.

Kujtojmë që Gigio Donnaruma për shkak të ofendimeve të tifozëve “shpërtheu” në lot në dhomat e zhveshjes përpara fillimit të ndeshjes Milan-Verona

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments