Blllokohet llogaria bankare e gazetës ‘Rilindja Demokratike’

Aktualitet Te tjera

Llogaria bankare e gazetës “Rilindja Demokratike” që prej datës 1 Nëntor është bllokuar. Ne një shkrim në gazetë thuhet se kjo “është një hakmarrje e pastër politike” e Qeverisë.

Gazeta shkruan se diçka e tillë nuk ka ndodhu as në vitin 1991 kur RD përballej me diktaturën. RD shprehet se qeveria po mundohet ta bëjë të pamundur funksionimin dh edaljen e gazetës në treg.

“Me një vendim absurd të nxitur dhe mbështetur në mënyrë abuzive nga qeveria, instrumentet përmbaruese të Ramës kanë bllokuar në mënyrë të kundërligjshme llogarinë e “RD” që prej datës 1 Nëntor.

Kemi të bëjmë me një vendim të pastër politik dhe të paprecedentë.

Kurrë në këto 27 vite “RD”, por edhe asnjë media opozitare nuk i janë bllokuar llogaritë bankare, aq më shumë në mënyrë skandaloze dhe të kundraligjshme.

Kjo nuk ka ndodhur as në vitin 1991, kur “RD” përballej me diktaturën dhe as në vitin e rebelimit famëkeq të vitit 1997.

Qëllimi është i qartë. Përmes bllokimit të llogarisë bankare nga qeveria të bëhet i pamundur edhe funksionimi i gazetës dhe daljes së saj në treg.” – shkruan ndër të tjera ‘RD’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *