E ka zënë paniku/ Ndiqeni me kujdes Edi Ramën te ‘Komunikimi i Javës’. Video

Aktualitet

Kryeministri Rama u shfaq këtë të dielë pasdite në komunikimin me publikun me një fjalor që dukej si ‘akt lufte’ ndaj opozitës. Me pas përdori termat FBI, krim i organizuar dhe kanabis. Akuzoi median, opozitën  dhe rrjetet sociale si shkaktar të situatës politike.

Nga mënyra se si ishte i tensionuar duket se diçka jo e mirë mund ti sjellë dosja Habilaj-Tahiri. Aq me tepër kjo ngjarja e Elbasanit me patentat e ish-ministrit të tij, të cilin e kishte “kampion në qeveri”.

Por ardhja e agjentëve të FBI, të cilët mbërrijnë ditën e martë nga SHBA, ka ç’orientuar krejt politikën e inkriminuar, por edhe një pjesë jo të vogël të qeverisjes qendrore. Kryeministri u mundua të jap idenë se mbërritja e FBI është në favor të qeverisë, por FBI vjen për krimin  organizuar, lidhjet e politikës me krimin, korrupsionin VIP,etj. Krimi dhe mafia bashkëpunon me qeverinë për të marrë benefite qindra milion euro.

“Komunikimi i Javës” këtë të dielë ishte për Edi Ramën, më i tensionuari dhe nervozi.

Ndiqeni  videon dhe gjykoni!