SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Enkelejd Alibeaj/ Rama urdhëroi fshehjen e provave, 863 mijë eurove dhe 2 patentave të Tahirit

Enkelejd Alibeaj ka deklaruar sot nga selia e PD se:

Policia e Elbasanit ka ndaluar me 1 nëntor  25 vjecarin Orest Sota që kishte në makinë 863 mijë euro dhe dy leje drejtimi për anije 20 dhe 100 ton të Saimir Tahirit.

Me urdhër të Edi Ramës këto të dhëna u fshehën në komunikatën e policisë. Vetëm pas tre ditësh, dhe pas denoncimit të kryetarit të opozitës, policia u detyrua të pranojë publikisht shumën prej 863 mijë euro, bashkë me dy patentat e lundrimit të Saimir Tahirit.

25 vjecari Orest Sota ka deklaruar se 863 mijë euro i duheshin për të blerë hekur tek Kurum. Por ky version ka rënë poshtë, sepse Kurum nuk pranon para kesh, e në vecanti jo për sasi të tilla, që do të blenin të paktën 70 kamionë të mëdhenj me hekur.

Ndërkohë, kompania e 25 vjecarit Sota dhe e babait të tij, nuk i justifikojnë me dokumenta këto para.

Atëherë, të kujt janë 863 mijë euro? Pse Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe Haki Çako urdhëruan policinë ti fshehë të dhënat nga komunikata?

Të gjitha rrethanat tregojnë se këto para i përkasin të njëjtin person që i përkasin edhe patentat e lundrimit. Janë të Saimir Tahirit.

863 mijë eurot dhe patentat e lundrimit, janë pikërisht provat që kërkon drejtësia që faktojnë impilikimin në trafik droge të Sajmir Tahirit.

Ja pse Edi Rama e mbron Tahirin nga arrestimi, me anë të imunitet parlamentar. Sepse Edi Rama ka marrë përsipër ti zhdukë këto prova sipas paktit Rama-Tahiri: Saimir Tahiri të mos arrestohet, me kusht që të mos flasë e të mos i marrë me vete të gjithë, me kryeministër, ministra, drejtorë policie etj.

Tani një prej provave, 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit për tonazh 20 dhe 100 ton, të nxjerra nga banesa e Saimir Tahirit, sipas skemes për ti larguar e siguruar në vende të ndryshme, u kap.

Janë  863 mijë euro të Saimir Tahirit, përfitim nga trafiku i drogës dhe dy patenta lundrimi, provë e posedimit të skafeve të përdorur sic ka ndodhur dhe me makinën e famshme nga Habilajt, cka Tahiri e ka mohuar publikisht.

Provat janë aty.

Prokuroria duhet të veprojë menjëherë.

Saimir Tahiri nuk do ti shpëtojë drejtësisë!

Edi Rama është prej 3 javësh një kryeministër i rrëzuar de fakto, një kufomë politike e diskredituar para shqiptarëve dhe botës si krijuesi, mbrojtësi dhe përfituesi i narkorepublikës.

Ai  duhet të largohet e ti hapë rrugë një qeverie anti-mafia që lufton krimin, godet të paprekshmit, dhe cmonton kupolën mafioze.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?