SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Edhe Vlahutin kërkon të ikë nga Shqipëria.

Romana Vlahutin, duket se kërkon të ikë vetë nga Shqipëria, tani që ka nisur edhe një hetim ndaj saj në Bruksel, pikërisht për blerjen e rezidencës me një çmim shumë të lartë.

Edhe pse deri më tani nuk ka asnjë shenjë, duket se Vlahutin kërkon largimin. Burime diplomatike nga Brukseli, kanë bërë të ditur për SYRI.net se vetëm pak muaj më parë, ambasadorja e BE-së në Tiranë ka marrë pjesë në një konkurs për një detyrë tjetër.

Konkursi është bërë në Bruksel dhe vendi i punës është po në kryeqytetin e BE-së. Nuk dihet ende se si ka dalë rezultati i konkursit, por kjo vërteton edhe dëshirën e Vlahutin që të largohet nga Shqipëria.

Pikërisht këto kohë është e çuditshme edhe heshtja e ambasadores së BE-së në lidhje me akuzat ndaj Saimir Tahirit dhe vendimin e mazhorancës për mos heqjen e imunitetit. BE është një ndër sponsorizuesit kryesorë të Reformës në Drejtësi, bashkë me SHBA-të dhe heshtja e ambasadores le shumë dyshime se kush ja ka mbyllur asaj gojën.

Ish-europarlamentarja Doris Pack është shprehur e habitur pak ditë më parë pikërisht për këtë fakt, se pse ambasadorja e BE-së në Tiranë nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë çështje, ndryshe nga ambasadori i SHBA-së që ka folur hapur.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?