SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetShkrimeTe tjera

Nga Sokrat Turtulli/ Për të gjithë PD-istët që nuk pranojnë LSI-në

Ka filluar sërish një kundërsulm nga persona të veçantë në Partinë Demokratike ndaj afrimit që LSI ka shfaqur kohët e fundit ndaj PD –së për të krijuar një front antiramë dhe antiqeveri. Për hir të vërtetës ka qënë Lsi  e para që ka bërë thirrje për një bashkpunim  të të gjithë opozitës me qëllimin e vetëm” largimin dhe ndalimin e kësaj qeverie të krimit”. Kam qënë pro që ditën e  parë që e dëgjova si artikulim dhe po prisja sy e veshë të shikoja dhe anën tjetër të opozitës ose thënë më saktë reagimin  e partisë sime. Por që në momentin që Monika Kryëmadhi hodhi tezën e bashkimit të opozitës, disa eksponentë(dhe pse të paktë në numër) filluan menjëherë sulmet nëpër rrjetet sociale duke e quajtur LSI të keqen që deri dje ka qënë në qeveri dhe ka mbajtur Ramën për katër vjet si Kryeministër. Po! E vërtetë është. E ka mbajtur dhe kishte mundësi ta rrëzonte sa herë të dëshironte. Po a nuk ishte po kjo LSI që e mbajti edhe PD për katër vjet në pushtet dhe ju nuk u ndjetë për asnjë çast, por përkundrazi u lutët që të rrinte me PD dhe kur ajo u largua e quajtët tradhëtare? A nuk ishte kjo LSI që ju mbajti edhe katër vjet ngrohtë nëpër karrige administrate? A nuk ishit ju që thoshit nën zë dhe mbi zë: e zëntë haka e Berishës Metën?!

Për hir të vërtetës koalicioni PD-LSI ka qënë shumë më efektiv dhe i dha vendit shumë zhvillim duke e çuar më përpara integrimin e tij. Pa katër votat e LSI sot shqiptarët akoma do qarkullonin me viza dhe Shqipëria akoma nuk do ishte anëtare e NATO-s. Katër votat e saj kanë qënë stabël dhe i kanë shërbyer pa asnjë ekuivok të mirës së vendit. Po pse e urrejnë kaq shumë LSI-në, si nga PD(jo të gjithë dhe këtu) ashtu edhe nga PS(për mos thënë që PS se duron dot fare)?!

-Është fakt që drejtuesit kryesorë të LSI, përfshi edhe vetë ish kreun e saj Ilir Meta, kanë bërë dhe bëjnë shumë për militantët dhe ata që i shërbejne dhe japin kontribute në parti. Shpërblimi që ata i bëjnë punës dhe mundit të tyre është për tu admiruar. Asnjë parti si LSI nuk ka dhe nuk zhvillon aktivitet partiak të brëndshëm papushim si ajo. Asnjë parti si LSI nuk ka struktura të plota dhe në funksion 24-orësh. Asnjë parti si LSI nuk ka Forumin Rinor më aktiv dhe forumin e gruas më aktiv se ajo.

Le të dali dikush dhe të ma hedhi poshtë këtë fakt. Po kush parti dhe drejtues partie nuk do bëhej copë që partia e tij të shtohej në numër dhe vota? Po sa rëndësi ka nga i vijnë votat dhe si i shtohen anëtarët nëpër listat e tyre? Po pse e keni me LSI-në ju demokratë drejtorash dhe shefash në rang të lartë dhe nuk  e keni me veten tuaj? Pse nuk ia bëni pyetjen vehtes se pse këta demokratë ikin drejt LSI dhe partivë të tjera? Pse e gjejnë veten aty? Apo mos do thoni se LSI  ju siguron punë dhe ky është shkaku që ajo shtohet përditë? Apo nuk e kuptoni se çdo të thotë mos respektosh anëtarin tënd dhe atë kontribuesin nëpër fushata dhe komisione votimesh, por  ta lesh rrugëvë duke mos ia hapur as telefonin sapo zgjedhjet mbarojnë? Kujtoni se ata do ushqehen me idealin dhe përbuzjen tuaj? Mendoni se i keni skllevër dhe do jenë të gjunjëzuar përballë hipokrizissë dhe harresës suaj? E keni gabim dhe ja ku po ua them: Për aq kohë sa simpatizanti, militanti, kontribuesi, nuk do respektohet dhe nuk do  ti jepet haku i djersës së tij ose thënë troç  nuk do vlerësohet për ato që bën, çdo ditë e më shumë do ketë rrjedhje drejt LSI dhe  drejt vendit ku ai gjen veten për të ushqyer familjen e tij…

IDEALET KANË VDEKUR BASHKË ME KOHËN!

Një arsye tjetër që këta disatë nuk e pranojnë tashmë bashkpunimin me LSI është dhe fakti se, një bashkpunim tani ndërmjet PD dhe LSI do sfumonte në një masë të madhe antibashistët brënda PD-së, pasi fuqia e tyre brënda partisë do pësonte zbehje të theksuar dhe mungesa e tyre nuk do ndihej fare, si në vota ashtu edhe në përmbajtje. Kanë qënë të heshtur kur Berisha bëri koalcion me LSI dhe të heshtur duhet të mbeten dhe tani dhe kjo varet në dorë të tyre nëse duhet të mbeten aty dhe të fillojnë të ndihmojnë PD, apo të mbeten jashtë saj përfundimisht pa asnjë ndikim fare në të.

PD dhe të gjithë ata që sulmojnë sot LSI duhet ta dinë se e kanë vënë njëherë unaznë në gisht dhe nuk mund të bëjnë të virgjërin. Pa një bashkim të të gjithë spektrit opozitar, kjo mazhorancë nuk mund të mposhtet dhe ndalohet drejt katrahurës që po e çon vendin. Sot nuk është koha dhe momenti të merremi se si është forcuar dhe shtuar LSI, por ti dalim ballë të keqes më të madhe që është qeveria e drogës dhe krimit. PD e vetme, në gjëndjen në të cilën ndodhet, e ka te pamundur  ta përballojë dhe ne të djathtët duhet të jemi koshient dhe ta pranojmë se Shqipëria është e majtë dhe vazhdon të mbetet e tillë. Vetëm me nje ndryshim që, këta që qeverisin sot nuk kanë asnjë lidhje me të majtën, por veç me klane banditësh, bllokmenësh, mjaftistësh, 99-tshash dhe bordellash qeveritarë.

Bashkimi duhet sot, pa u vonuar asnjë minutë, duke filluar nga bashkpunimi i PD dhe LSI në Këshillat Bashkiak. Duhen bashkuar votat dhe duhet marrë shumica në çdo këshill bashkiak të qyteteve, përfshi edhe Tiranën, në mënyrë që të frenohen sa më shumë të jetë e mundur zhvatjet me fonde dhe tendera. Fuqia e bashkpunimit duhe të ndihet që tani dhe të vazhdojë edhe me koalicion të përbashkët në zgjedhjet lokale që po vijnë. Vetëm kështu mund ti bëhet ballë kësaj të keqe të madhe që e ka hashashizuar të gjithë vendin. Vrasjet dhe plagosjet si rrjedhojë e klaneve të drogës, nuk do pushojnë kurre dhe nuk mund ti pushojnë kurrë ata që i ushqyen dhe i ndërsyen mes tyre duke i bërë padronë të fuqishëm që mund të blejnë çdo gjë në këtë vend. Sot jemi në kohë, nesër do jetë shumë vonë. Shumë…

Rezultate imazhesh për berisha meta koalicion

Rezultate imazhesh për monika basha

SPRINT.AL

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?