SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Kryemadhi sërish takim në zyrën e Bashës

‘Çështja Tahiri’ i ka vënë opozitën dhe mazhorancën ballë për ballë. Opozita kërkon arrestimin dhe gjykimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, kurse mazhoranca vetëm hetimin, e jo veprime të tjera.

Pikërisht këto lëvizje dhe fakti i vendimeve të përbashkëta e të njëjta, e ka çuar pasditen e sotme kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreut i grupit parlamentar, Petrit Vasili në zyrën e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Besohet se si temë bisede është çështja Tahiri dhe vendimet dhe qëndrimet e përbashkëta të opozitës në ditët në vijim.

Ky është takimi i dytë që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Vasili zhvillojnë me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Të dyja takimet kanë pasur në fokus çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Image

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?