Nipi i ‘Sillos’, Drejtori i ri i ‘Operatorit të Sistemit të Transmetimit’

Aktualitet

Sulo Gradeci ishte shefi personal i sigurisë dhe një nga njerëzit më të afërt të Enver Hoxhës për 30 vjet kur diktatori drejtoi me grush të hekurt Shqipërinë. Sot familja Gradeci, me Rilindjen në pushtet duket se nuk është harruar nga Edi Rama. Prej pak ditësh raportohet se nipi i Sulo Gradecit, ka marrë detyrën e lartë të drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmemit të Energjisë, duke zëvendësuar në këtë mënyrë ish paraardhësin e tij, Ëngjëll Zeqaj. Nëse ka patur deri tani ndonjë dyshim që në në Shqipëri po zbatohet projekti i Katovicës, emërimi i Klodian Gradecit në krye të OST-së, është thjeshtë konfirmi. Pas emërimit si ministre të vazjës së Llambi Gegpriftit, Sonila Qato Gegpriftit, të djalit të Sul Bushatit, Ditmir Bushatit, të ish hetuesit të komunizmit Fatmir Xhafaj me në krye nipin e Spiro Kolekës dhe djalin e Kristaq Ramës, panorama po plotësohet në sistem kapilar edhe me pinjollë të tjerë të ish drejtuesve të lartë të regjimit komunist.

Kush ishte Sulo Gradeci?

Në vitin 1966, Sulo Gradeci emërohet të shërbente si përgjegjës për jetën e Enver Hoxhës. Për më tepër se 30 vite ai ka qenë personi që është kujdesur për organizimin e afërt të ruajtjes së sigurisë fizike të Enver Hoxhës. Kjo është realizuar përmes aktivizimit të një grupi shoqëruesish, që në situata të zakonshme nuk kishte më tepër se shtatë efektiva. Por Gradeci nuk ishte vetëm truprojë e Hoxhës, ai i organizonte atij gjithashtu të gjithë axhendën e punës dhe të aktivitetit të tij. Ai ka shkruar edhe një libër me kujtime, “30 vjet pranë shokut Enver”. U nda nga jeta në Tiranë më 18 dhjetor 2015.

Kush është Klodian Gradeci?

Klodian Gradeci është emëruar Administrator i Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Gradeci e merr këtë detyrë, pas largimit të drejtorit të LSI-së, Ëngjëll Zeqo.

Gradeci ka një eksperiencë të gjatë në sektorin e energjisë në Shqipëri.

Klodian Gradeci së fundi ka qenë drejtori i agjencisë shtetërorë “ALBGAZ”sh.a. Po ashtu ka mbajtur postin e Drejtorit të Zhvillimit dhe Menaxhimit të Aseteve në OSHEE.

Në vitin 2013-2014 ka punuar në Drejtorinë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Klodian Gradeci është një nga specialistët më të aftë në projektet energjetike. Para angazhimit në sektorin shtetëror, Gradeci ka punuar me shumë projekte ndërkombëtare në fushën e mjedisi dhe energjisë.

Karriera:

-Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike OSHEE

Drejtor ne  Departamentin e Zhvillimit dhe Menaxhimit te Aseteve

-Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore AKBN

Drejtor në  Drejtorinë Hidrokarbure

-Ministria e Energjisë dhe Industrisë, MEI

Shef Sektori në Drejtorinë e Zhvillimit të Politikave Hidrokarbure

-Projekti IDB në Ministrinë e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

Ekspert Teknik miratuar nga Islamic Development Bank për Projektin Ndërtimi Portit të Peshkimit Durrës

P-rojekt i Bankës Botërore në Ministrinë e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujëravedhe Minsrisë së Punëve Publike dhe Transportit.

-Drejtues Projekti IT Porto Romano dhe ICZMCP Eksperti  Ndërlidhës për Landfillin Bajkaj

P-rojekt i Bankës Botërore në Ministrinë e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

Drejtues Projekti

-Qendra Rekreative Kulturës, Bashkia Tiranë

Menaxher Projekti

Forumi Lirë Shqiptar

Zëvendës/Drejtor

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments