Rruga e Kombit: Prej dhjetorit me pagesë. Nga pagesa nuk do të shpëtojnë as banorët e Kukësit.

Aktualitet

Në rugën e Kombit  që nga dhjetori i këtij viti, fillon kalimi me pagesë. Që prej disa javësh tashmë, punonjësit e konsorciumit “Catalyst Viva Das General Constracting LLC & Salillari shpk & “BEE Tech” & “ Violap Ateve” & “Kastrati” sha, i cili fitoi një vit më parë koncesionin e mirëmbajtjes së rrugës, kanë filluar punën për ndërtimin e vendpagesave.

Për koncesionin, mesatarisht, çdo makinë që do të kalojë në këtë rrugë do të paguajë 5 euro me TVSH, ndërsa koncesionari do të marrë prej vitit të tretë të koncesionit edhe një shtesë prej 5 milionë eurosh në vit (nga viti i tretë deri në atë të 15) si subvencionim të koncesionit.

Projekti parashikon zgjerimin e një segmenti të Rrugës së Kombit, rreth 4 km në hyrje të Tunelit të Kalimashit, nga katër, në gjashtë korsi, ndërsa do të ndërtohen mbi- dhe nën- kalimet, rrethimi dhe çdo element tjetër sigurie në autostradë, veç trarëve, që do të shërbejnë për vjeljen e taksës së rrugës.

Në të njëjtën kohë, vijon edhe procesi i ndërtimit të urave të mbetura përgjysmë në rrugën Kukës-Morinë, i zvarritur që prej tetë vitesh për mungesë fondesh.

Për vitin 2017 qeveria e Shqipërisë ka vënë në dispozicion 5 milionë euro.  Sipas drejtorit teknik të firmës Vega, që ka fituar tenderin për përfundimin e urave në rrugën Kukës-Morinë, pesë ura duhej të kishin përfunduar në qershor, por nuk kanë përfunduar, ndërsa dy urat e tjera, ku përfshihet edhe ajo më e madhja e këtij segmenti, në afërsi të ish-uzinës së Bakrit në Rexhepaj, nuk mendohet se do përfundojnë në afatin e përcaktuar në kontratë.

Nga pagesa nuk do të shpëtojnë as banorët e Kukësit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?