SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetShkrime

Nga Albina Deda Gjoci/ Opozitarizmi përmes kauzave dhe nallanet e orkestruara që kërcasin..!

-Lulzim Basha njerezisht dhe politikisht demonstroi me realizem portretin e tij.
Nje lider modern i percaktuar per nje drejtim e opozitarizem te avancuar qe mbeshtetet mbi kauza kombetare me pikesynime afatgjate per shendoshjen e situates prag-dramatike te vendit.
Asnje kombinacion atavik i te shkuares dhe orkestrimet malinje te drejtuara nga Edi Rama dhe pasuesit oligarkike duket se nuk e shantazhojne as intimidojne z.Basha per te vijuar udhen e zorshme por te domosdoshme te emancipimit politik jo vetem te opozites por induktimin e tij ne krejt eliten politike.
Ustallaret e trukeve “a la Sigurimi i shtetit ” kunder Bashes dhe PD-se tashme jane te kosumuara e te dekonspiruara.
Fakti qe Republiken Parlamentare tonen e udheheq Ministri i Sherbimit sekret te diktatures nuk len vend per koment dhe ekuivok.
Ketij kontigjenti fizik klasik te diktatures i jane bashkuar ne pjaten e makabritetit edhe si garniture edhe individe te fryre qe me PD-ne i ka lidhur bingoja e perfitimit te pamerituar politike dhe ekonomike per dy dekada.
Por dhe kjo eufori e orkestruar dhe suportuar me kujdes po merr fund.
Ata tani nuk jane asgje per opoziten dhe shqiptaret veçse nallane ne kembet e Edi Rames qe trokasin e zhurmojne ne menyre qe te mos degjohet klithma e çmendur e nje kryeministri paranojak,arrogant e autokrat.
Lulzim Basha e din mire se rruga e tij dhe demokrateve eshte tejet e veshtire.
Eshte lufte me tafikantet e fuqishem e boset e krimit.
Eshte beteje me oligarkine.
Eshte sfide me korrupsionin.
Por ne kete kauze ai duket se nuk leshon sepse nuk eshte kauze partiake okazionale por vete thelbi i nje dhimbje nacionale.
Nallanet do kercasin dhe me tutje por fryma e qytetarise e kauzave te drejta te opozites po i amortizon deri ne atrofizim.
Asnjera nga keto nallane deri me sot nuk ka guximin te perballet dhe te sfidoje as programin dhe as modelin e Bashes per te qeverisur!Ky do te ishte thelbi demokratik i luftes politike moderne.
Jo!Ata kerkojne te vijojne me pushtet-qyl si me pare per vete dhe klanin.
Kjo nuk mund te ndodhe.
Kete nuk e ndalon vetem Basha.
Eshte vija e kuqe qe demokratet i ndan me nallanet pergjithmone.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?