Nga Bledi Kasmi/ Projekt i fundërrinave të Jugosllavisë së Re

Aktualitet

Askush te mos bjere pre e provokimit te dy pushtave te pushtetit, Rames e Veliajt, qe dje i ofruan me detyrim komunitetit myslyman sheshin e gabur per te kryer ritualin e faljes se Kurban Bajramit.

Shqiptaret, myslymane e te krishtere kane qene, jane dhe do te jene te bashkuar pertej qellimeve historike te qarqeve antishqiptare per te ndezur urat e zjarrit te dasive fetare.

Kane deshtuar dhe do te deshtojne arkitektet e djeshem te ish- Jugosllavise, do te deshtojne edhe keta funderrinat e sotem te Jugosllavise se Re qe e shikojme projektin tyre fitues duke ndezur fitilat e urrejtjes mes shqiptareve.

Injorojeni urrejtjen e sponsorizuar te ketyre pushtave ne rrjetet sociale per qellime politike dhe kuptoni se eshte vetem nje provokim i ndyre per te na pare te ndare.

Kuptoni se askujt prej ketyre qe shfaqen si me katolike se Papa nuk u intereson Skenderbeu se po tu interesonte do te ulerinin po kaq fort edhe kur Skenderbeut i vune tangat e Rilindjes kur e inauguruan si shesh te ri piramidal.

E pra, atehere heshten po keta qe sot ulerasin. Te gjithe duhet te kuptojne se rreziku kombetar ne kete vend nuk jane as myslymanet as te krishteret por psikopati ne krye te qeverise dhe projekti i tij politik.

Te jeni te sigurte se ky eshte vetem fillimi dhe ky monster me sponsorizimin e qarqeve antishqiptare nuk do te ndalet ne provokime dhe projekte te tjera te percarjes dhe ndarjes mes nesh.