Nga Abi Malltezi/ Import plehrash me shumicë. A i meritojmë?!
IMPORT PLEHRASH ME SHUMICE – A i meritojme?
Dy lajme te djeshme qe tregojne shume per (i) importin e plehrave, (2) korrupsionin e shfrenuar dhe (3) antiligjshmerine.
1- Tirana hyn ne nje megaafere te dyshimte 130 milione euroshe pa plan, pa vleresim mjedisor, dhe me 6-fishin e sasise se mbetjeve qe prodhon. Pra, merr taksat tona per te ndertuar nje djeges qe do kete nevoje 6-fishin e mbetjeve te Tiranes per te perlare me shume fonde publike (kinse cdo qytetar i Tiranes prodhon mbetje sa 6 Pariziene!) ose te hape tregun per mbetje importi se po falimenton i shkreti!!!
2- cmimi per ton qe do duhet te paguajme te gjithe te majte e te djathte do jete 29 euro pa TVSH ose 37 euro me TVSH, i cili tregon afere te rende pasi RICIKLUESIT shqiptare mund ta kryenin procesin shume me lire, me kosto qe do uleshin krahasuar me sot. Sa per dijeni, shume qytete kane probleme me pagesa shume here me te ulta per trajtimin e mbetjeve, psh. Saranda e ka vec 8 euro per ton por edhe ky cmim nuk po realizohet dot me para publike dhe ka shume hedhje mbeturinash kuturu. Keta qerratallaret e Tiranes po fusin duart edhe ne buxhet te shtetit per 10 vitet e ardhshme derisa te japin fitim mbi 130 milione euro Edvinit me banden e tij pa konsultuar me askend, pa perfshire RICIKLUESIT dhe disafish me shtrenjt se gjetke.
3- Ne Shijak sapo u krijua nje kompani e dyshimte qe ne objektiv ka SHKELJEN E LIGJIT por kjo nuk i vret syte pushtave te shtetit. Sot qe flasim importi i mbetjeve eshte i ndaluar, por kjo kompania me emrin “Jamarber Group” ka deklaruar haptaz se ka per qellim import-eksportin e mbetjeve spitalore!!! Mbetjet spitalore jane me perkufizim mbetje te rrezikshme, importi i cdo mbetje eshte i ndaluar, ndersa keta miratojne edhe ne QKR edhe ne Bashkine e Shijakut ANTI-LIGJIN, pra IMPORTIN e mbetjeve te rrezikshme!!! Ne nje shtet ligjor do ndalohej rregjistrimi i nje kompanie qe ka si objektiv aktivitete qe bien ndesh me ligjin por ne kete katrahure te edvinit ca qerratallare te olsit i paraprijne ligjit se e dine qe do e ndryshojne dhe nuk i behet vone per askend pasi i blene.
A i meritojme plehrat, perfshi ato te rrezikshmet?




