Aktualitet

Ja kush është Senida Mesi, zëvëndëkryeminstre e Qeverisë Rama 2

KAON

Senida Mesi ishte e treta në listën e kandidatëve për deputetë të Shkodrës. Në jetëshkrimin e saj në faqen zyrtare të PS, thuhet se Senida Mesi është lindur në Shkodër, më 16 Dhjetor 1977. Ajo është e martuar me Dr. Artanin dhe kanë 3 fëmijë, Erlind, Iris dhe Edan. Znj. Mesi ka përfunduar suksesshëm në 2009 Masterin Ekzekutiv në Frankfurt, Gjermani, për Financë dhe Bankë. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim-Biznes, në vitin 2000.

Në vitin 2013 certifikohet Kontabël i Miratuar dhe në 2016 certifikohet në lidership dhe qeverisje nga Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike, financuar nga BE. Znj. Senida Mesi ka hyrë në politikë në vitin 2015, kur edhe u bë Anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër.

Ajo ka një eksperiencë 17 vjeçare si drejtuese në sistemin bankar dhe është eksperte në fushën e ekonomisë dhe financës, njëkohësisht lektore e jashtme në Fakultetin Ekonomik.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?