Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shpallur ditën e sotme (e martë) ditë zie në Kosovë.

Aktualitet Rajoni

Në nder të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi i cili u nda nga jeta ditën e sotme pas një sëmundje të rëndë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shpallur ditën e nesërme (e martë) ditë zie në Kosovë.

Flamuri shtetëror do të ulet në gjysmë shtizë, në të gjitha institucionet brenda vendit, si dhe nëpër ambasadat e Kosovës.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e martë, 22 gusht 2017, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas vdekjes të Dr. Bajram Rexhepi, veteran i UÇK –së, ish kryetar i Komunës së Mitrovicës, ish kryeministër i Kosovës, ish ministër i Punëve të Brendshme, ish deputet i Republikës së Kosovës dhe kirurg.”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.

Gjithashtu Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Komisionit të Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore për ish-kryeministrin, Bajram Rexhepi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *