Heqja e vizave/ Ambasada e Holandës: Raporti është i vërtetë, po e studiojmë

Aktualitet

Ambasada e Holandës në Tiranë shprehet se dokumenti ku flitet me shqetësim për kriminalitetin në rritje të bandave shqiptare është në dorë të autoriteteve të ministrisë holandeze të Sigurisë dhe Drejtësisë.
Dewi van de Weerd: Jemi në dijeni të artikujve në median holandeze sa i përket një raporti konfidencial të policisë holandeze, që i referohet përhapjes së krimit të organizuar në Holandë, nga persona me origjinë shqiptare. Raporti po studiohet aktualisht nga Ministria holandeze e Sigurisë dhe Drejtësisë, por nuk është paraqitur ende zyrtarisht në Ministri.
Dje u zbardh edhe raporti i plotë i policisë holandeze ku i këshillon qeverisë se mënyra me e mire për të luftuar kriminalitetin shqiptar është rikthimi regjimit te vizave dhe ndalimi i shqiptarëve për të lëvizur lirisht në zonën Schengen.
Të paktën disa parti politike në Holande janë shprehur në të kaluarën pro forcimit të masave shtrënguese për Shqiptarët, ndërsa raporti dhe mundësia e rikthimit të vizave me Shqipërinë ngjalli reagime edhe në Tiranë.