Aktualitet

Nga Mimoza Katiaj/ Kur deti kthehet në përbindësh?

KAON

Një pyetje që shumëkush mund të bluajë me zë apo zëmbytur me heshtje. Një pyetje, të vetmen pyetje që njeriu e bluan hollë, sa herë dallgët e detit përpijnë nē vorbullën e tyre një syresh. Kjo e sotmja, ditë e shtunë, po shkon. Po shkon tejet e hidhur. Me një bilanc lufte gati: katër jetë të humbura; katër të rinj në lulen e moshës. E hidhur, farmak. Ajo e humbi sensin e ditës së pushimit; e ditës mrekullisht të kthjellët për të shkuar pranë detit.
Triviali: ditë e shtunē; det mrekullisht i kaltër;
qielli kristal…u shkërmoq në mijëra thërrmija, mveshur grimcave të rërës si për t’i shpëtuar ndëshkimit të përvajshëm e të përbotshmēm: who is who?!
Çfarë nuk funksionoi? Heshtje. Vetëm lajmet postmortum flasin ashtu, kuturu pa dhënë shkaqe: vetëm pasojën tepër tragjike.
Dikur, dikur…shikonim në tv një serial që na bënte të ëndërronim, jo aq pēr statusin dhe rolin e rojeve të plazhit, sesa për fizikun e tyre.
Një varfëri totale mendimesh e perceptimesh! Po kjo ishte dikur.
Verë 2017. Mungon “The baywatch” në plazhet tona. Mungon, edhe pse më shumë se 1/3 e territorit shqiptar është vijë bregdetare apo 450 km. Patetike!
Patetizmi kthehet në gjendje virale, kur pyetja sa herë dëgjojmë tragjedi të tilla kërkon fajtorin dhe deti tregohet me gisht si ‘il mostro'( përbindëshi).
Deti…
Ai.
I kaltri det, shpallet “non grata!”. Status quo 24 orë…e pastaj ditën tjetër, rendim me gaz sērish drejt tij.
Patetike apo jo? Patetike dhe qesharake! Tragjedi dhe komedi njëherazi, sepse gjini njerëzuer ështē komedi tragjike.
E kuptoni? Veç kujtoni: “Qeshu palaço ndërsa zemra të pëlcet” -atëherë do ta kuptoni.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?