Manjani: Sot Rama rrëzoi Vettingun. Ky është akti i parë i diktaturës

Aktualitet

Ylli Manjani ka reaguar ndaj listës së zyrtarë që sipas Kryeministrit kanë abuzuar me detyrën. Manjani ndalet në faktin se në listë ka emra të njerëzve të drejtësisë.

Ish-ministri shton se drejtësia nuk mund të bëhet nga Kryeministri.

“Akti i parë i diktaturës. Komiteti Qëndror i Rilindjes, me në krye shokun Edi Rama, shpalli sot dënimin për disa nënpunës të shtetit! Ndër ta edhe gjykatës e Prokurorë!

Reforma në drejtësi kapitulloi, së bashku me vetting-un! Askush nuk do ta besojë në pavarësinë e strukturës së vetting, pas këtij linçimi publik të emrave që bëri mrekullia kushtetuese e Shqipërisë! Drejtësia popullore e popullit të Facebook tashmë është në veprim!  I mjeri ai që i bie taksirati të ketë të bëjë me këtë shtet që po ndërtohet!!!”,- shkruan Manjani.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?