Kandidati për deputet i qarkut të Shkodrës, Dritan Ylli ka bërë publike Romina pamjet e Kuçit në spital.
Ja çfarë shkruan ai në Facebook:
Në këtë gjendje përfundoi Kryetarja e LRI-së Pukë, Romina Kuçi, pas dhunës dhe kërcënimeve të drejtuesve të rilindjes në Puke, të mbështetur nga Policia Shtetit…
Romina se bashku me Kandidaten për deputete të LSI-së në Pukë, Saimira Laçi, ishin në Fushë Arrëz në takime elektorale, ku u gjenden nën kërcënimin dhe dhunën e dhjetëra burrave, militante të rilindjes!
Një turp i madh, sidomos kur dhuna drejtohet ndaj dy grave! Një turp edhe më i madh, kur në vend që të ndërhyjë për të mbrojtur dy gra, njëra prej tyre kandidate për deputete, policia shtetit vepron ashtu si rrugaçët dhe banditët e rilindjes!
Pavarësisht kësaj ngjarje të patolerueshme, asgjë nuk e ndal as në Pukë, as në Fushë Arrëz, as në Shkodër, as në Malësi të Madhe, as në Vau të Dejës, as në gjithë Shqipërinë vrullin dhe motivimin e LSI-së për të dalë forcë e parë të dielën e ardhshme!