Rama akuzon LSI për drejtorat, por ja si është e vërteta. Ja emrat e drejtorëve të PS në hipoteka. Foto+Video

Aktualitet Te tjera

Edi Rama ka lëshuar vazhdimisht akuza të forta në drejtim të Zyrave të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Rama ka thënë sot se 40.000 qytetarë nuk marrin dot hipotekën, sepse sipas tij “hipotekën e ka një parti tjetër”.

Por sipas një hulumtimi, rezulton se shumica e drejtuesve të hipotekave në qarqet kryesore të vendit janë përfaqësues të Partisë Socialiste, kandidatët për deputetë të PS-së si dhe njerëz me lidhje të ngushta me përfaqësues të kësaj partie.

Drejtuesja e hipotekës së Tiranës është Lediana Bardhi, e cila është emëruar drejtpërdrejtë nga vetë kryeministri Rama në vitin 2015. Në Durrës, drejtues për periudhën 2013-2015 ka qenë Jurgis Çyrbja. Sot ai është kandidat i PS-së për Qarkun e Durrësit. Çyrbja është zëvendësuar nga Ani Dyrmishi, një tjetër përfaqësues i PS në këtë qytet.

Në Kavajë, drejtues i hipotekës është Seit Cikalleshi, i cili në detyrë është prezantuar nga ish-kryebashkiaku i larguar nga ligji i dekriminalizmit, Ervis Roshi. Cikalleshi është dhe vjehrri i Kryetarit të PS në Kavajë.

Në Gjirokastër, drejtues i hipotekës ka qenë për tre vite Florian Hysi, kryetar dhe drejtues i forumeve të PS. Edhe emërimi pas tij, Meleq Karabina është një tjetër socialist i njohur i degës së PS-së në këtë qytet. Në Qarkun Berat, drejtues të zyrës së hipotekës ka qenë përfaqësues I PS-së, Arben Baxhia, I kallëzuar penalisht nga KLSH-ja për shpërdorim detyre. Edhe zëvendëues i tij është zgjedhur nga strukturat e PS-së.

 

Më poshtë lista e drejtuesve të hipotekave në rrethe të zgjedhur nga Partia Socialiste. Drejtorët e hipotekave Tiranë, Lediana Bardhi, e emëruar nga Kryeministrit, në vitin 2015 Durrës, Jurgis Çurbja, 2013-2015 , aktualisht kandidat i PS Durrës, Ani Dyrmishi, 2015-2017, pjesë e strukturave të PS Vlorë, Rezart Elmazi, drejtori aktual i hipotekës në Vlorë. Emëruar nga Kryeministri.

Vlorë, Ina Luçi, emëruar në vitin 2013. Aktualisht drejtoreshë e IMK-së Vlorë, Loreta Alushi, emëruar në vitin 2015. Pjesë e strukturave të PS Elbasan, Oltion Kokunja, ish-punonjës i Bashkise Elbasan Korçë, Klajdi Terrova, pjesë e strukturave të PS Berat, Arben Baxhia, pjesë e strukturave të PS. I kallëzuar penalisht nga KLSH për shpërdorim detyre Kavajë, Seit Cikalleshi, vjehrri i Kryetarit të PS Gjirokastër, Florian Hysi, 2013-2016, drejtues i strukturave të PS Gjirokastër, Meleq Karabina, Klodian Micka dhe pjesë e strukturave të PS Sarandë, Adriana Shehu. ( U shkarkua pak ditë më parë nga Ministri Teknik i Drejtësisë, nga detyra për pjesëmarrje në takimet e PS). Dibër, Fatmir Mikli, vëllai i kryetarit të PS-së Afrim Mikli.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?