AktualitetAnalizeShkrimeTe tjera

Nga Sokrat Turtulli/ Kush ma ‘hoqi’ emrin nga lista për Këshillin Kombëtar?!

Eshte hera e pare qe une nuk marr pjese ne nje eveniment kaq te rendesishem te partise qe e kam ndjekur dhe perqafuar qe prej krijimit te saj. Asnjehere nuk e kam cuar ne mendje t’a tradhetoja dhe te rendja neper parti te tjera sic kane bere shume e shume te tjere ne kete parti, edhe pse kam pas shume oferta. Sot ishte Kuvendi i saj(nuk po them Kongresi s’e me vjen per te vjelle). Sot dhe neser perzgjidhen emrat qe ne kater vjecarin e ardhshem do perbejne edhe Keshillin Kombetar te saj.
-Nuk kisha ftese! Hera e pare qe nuk kisha ftese nga dega e partise sime ku aderoj prej 23 vjetesh dhe qe e kam krijuar vete bashke me disa te tjere qe sot nuk e di ku jane, ose kane vdekur. Statusi e kishte bere te qarte qe ne kuvend do merrnin pjese ne votim, kryetaret e seksioneve, kryetaret e grup seksioneve, antaret e kryesise se zgjedhur nga zgjedhjet e fundit, kryetari dhe sekretari i deges, si dhe drejtuesit e forumit rinor(ne degen e nesise nr 7-te, nuk ka kryetar), dhe te Lidhjes Demokratike te Gruas.
-Zgjedhjet ne degen e njesise 7-te, thuajse ishin nje dhunim i hapur. Ish kryetari i saj, ky humbes dhe shkaterrues i madh i kesaj dege, sot, Administratori i Pergjithshem i Bashkise, nuk u duk asnje dite te vetme ne zhvillimin dhe monitorimin e zgjedhjeve ne kete dege, dhe pervec kesaj, bashke me drejtoret e tjere te bashkise zhvilluan nje fushate te eger kunder kandidatit tjeter qe per hir te fatit u mbeshtet nga shumica me taban e bazes.
Presionet per largim nga puna, ofertat e ndryshme, takimi koke me koke i kryetarit aktual te zgjedhur me cdo delegat, duke iu bere presion si dhe duke u permendur fuqine qe kishte nga pas, ben te mundur qe ai t’a “fitonte” kete gare. Nuk kam asgje me kete person, por do doja qe nepermjet ketij shkrimi t’i beja te ditur se, pa bashkpunimin dhe kerkimin ndjese ndaj pales tjeter te dhunuar, ecja e tij dhe e partise ne kete dege, drejt nje rruge me sukses do jete totalisht e pamundur. Por, le te kthehemi tek Kuvendi i sotem. Edhe pse nuk kisha ftese, instikti i idealistit, i atij qe e ka dash kete parti pa me te voglin interes, por edhe qe kurre nuk perfitoi prej saj, me detyroi te dilja nga shtepia dhe te nisesha drejt Pallatit te…ku edhe zhvillohej. Para se te mberrija, nje mendje me tha te merrja njehere gazeten RD-dhe te lexoja listen me emrat kandidate(cudi, emrat dolen vetem sot ne gazete, dhe askush nuk kishte dijeni), qe do votoheshin per keshillin kombetar.
E nisa nga germa A, e deri tek ZH-ja. Disa emra patjeter qe i njihja, te tjeret jo. Renda nga kreu i listes, pastaj nga mesi, pastaj nga fundi, dhe syte me zune emra ish ministrash, drejtoresh, policesh, doganieresh, tatimoresh, kushurinjsh, kunatash, xhaxhallersh, dajallaresh, djemsh te komiteteve te shpetimit publik te 97-es, baxhanakesh, e deri te Sorros-ianet, te gjithe humbesa, dhe te gjithe pa asnje kontribut ne PD. I lexova pothuaj mbi 10 here per t’u bindur se nuk kisha gabuar me ndonje emer. M’u erren syte dhe per nje cast m’u dhimbs vetja ime. Ate cast kuptova pse emri im nuk ishte ne liste. Ate cast kuptova pse te deleguarit nga kryesia si komisioner te numurimit te votave ne Njesine 7-te, kishin bere ato pislleqe duke katapultuar persona te pa votuar si anetar kryesie, dhe duke hequr nga lista ata qe kishin fituar. Dhe kete e kam me fakte, me syte e mi, me syte e atyre qe qendruan derisa u numurua edhe vota e fundit. Por cudia nuk mbeti vetem aty. Ata emra te pavotuarish si antar kryesie te deges, por qe u bene te tille me ndihmen e kryetarit te komisionit (A.I)duke iu shtuar votat, sot i pashe ne listen per anetar te keshillit kombetar.
Nuk me dhimbset aq shume mospjesmarrja ime, se sa pjesmarrja e atyre te perzgjedhurve dhe qe neser do ngrejne doren per cdo gje. Nuk me dhimbsen, dhe e dini pse? Ata nuk ia kane idene partise, ata nuk ia kane idene fushatave, ata, ose te shumtit e atyre nuk e dine ku bie selia e vjeter. Ata njohin miqte, shoket, te afermit, njohin ata qe i marrin nga jashte, nga brenda, nga rruga, per t’i bere dikushi, per t’i bere demokrat me zor, per t’i bere perfitues neser ne pushtet dhe per te mbajtur serish njerezit e tyre neper karrige nga ku do marrin edhe honoraret.
Mua me dhimbset PD-ja, me dhimbset partia ime qe me njehesoj me lirine, me dhimbset sinqerisht, ashtu sic me dhemb fakti qe nuk di se kush i perndjekur dhe persekutuar politik(ku bej pjese dhe une)e kishte dhe gjente emrin ne ate liste. Une jam demokrat i 91-shit, jam demokrat me firmen e Azem Hajdarit, jam demokrat me bindje dhe gjak, jam i djathte dhe me shume miq te majte, jam, dhe do mbetem i tille, pasi une nuk dredhoj, une nuk e tradhetoj veten time, gjakun tim, te afermit e mi qe akoma s’u kam gjetur kockat. Une nuk abuzoj me veten time, as me te pushkatuarit nga familja ime, une  nuk e dua partine per karriere, as per fame, por ama une nuk mund te duroj poshtersite qe behen duke ngritur ne nivele te larta te partise persona anonim, qe e njohin PD-ne, vetem nga Mondiali dhe zyra perballe, qe perfitojne vetem nga mbiemri apo perdredhjet e tyre servilosese, dhe qe nuk kane asnje dite kontribut ne te.
Une e dua partine time, e dua dhe nuk do resht se dashuri me force qe diten qe ajo lindi.
-E dua,edhe sikur kurre mos me duan, edhe sikur kurre mos me afrojne, edhe sikur kurre mos e duan shtresen time te te perndjekurve politik.
-Une e dua, sepse une dua paster, di te dua me paster se pastertia. Askush nuk ka guxuar t’me mbushi mendjen qe te devijoj nga bindja ime, edhe pse, koha po tregon se idealizmat kane vdekur me kohe dhe ai qe po ben namin si majtas-djathtas eshte interesi. E them me force, po, po, me force, dhe do t’a them derisa te kem fryme, s’e kjo parti, partia ime, qe prej doreheqjes se Berishes, po merr trajta te frikshme te tipit te “Mjaft”-tit. Te gjithe jemi per pranimin e frymes se re dhe te rinjve, por kjo nuk arrihet duke vene ne poste kyce me publikun dhe organizimin e saj, adoleshnte qe te bejne per te qeshur kur mjafton vetem t’i shohesh dhe jo te hapin gojen. Ata qe mendojne se xhaketat e vjetra ne PD, duhet te hapin krahun, e kane shume gabim, po shume fare, pasi pa xhaketat tona, keta rinucer nuk do bejne dot asnje meter rruge drejt fitores.
-Une e dua PD-ne, e dua me forcen e shpirtit, te atij shpirti qe e krijoi ne 91-shin, dhe qe per asnje moment nuk e braktisi. As atehere kur bashkpuntoret me te ngushte te Berishes(viti 97-te) qe ia mbathen dhe e lane mes plumbave te bandave. E dua dhe tani(cuditerisht)kur shikoj se ne listen per keshillin kombetar shikoj mbiemra qe shfaqeshin ne tv, ne 97-en, me kallash dhe benzine ne duar duke deklaruar se do t’a djegim Berishen me benzine. E dua edhe pse shikoj ne liste emra humbesish te medhenj dhe qe e kane rjepur partine sa kane dashur dhe ia kane mbathur nga kane dashur sa ne nje parti ne tjetren. Sepse, keta tipa, nuk e kane per gje, dhe e dini pse nuk e kane per gje?- Ketyre tipave nuk iu dhimbset partia, as militantet qe rropaten dere me dere. Nuk iu dhimbsen pasi ata nuk e kane idene si funskionin dhe duhet nje parti.
-Ata bien nga qielli pikerisht diten kur duhen per te hipur ne karrige. Dhe qe nga dita qe rehatohen ne karrige, fillojne te mendojne si te rehatojne shoket, miqte, dashnoret, pse jo edhe te krahut tjeter qe t’a kene mire me ta kur te vijne ne pushtet.
-Une, vertete nuk e kisha emrin sot ne liste, por kur mendoj se ne ate liste kishte dhe emra te cilet i citova, ndihem i lumtur. Une nuk mund te ndyhem duke u perzjere me ta. Kurresi. Uroj me shpirt, qe te pakten delegatet te bejne me te miren e mundeshme duke mos i votuar keta karkaleca qe brofin direkt ne “tryeze”. Uroj me gjithe shpirt, qe te pakten kesaj here, le t’a hedhin poshte deshiren e madhe te Kryetarit te partise, per t’i patur ne tavolinen e tij keta ndotesa. Uroj me shpirt qe dikush t’ja thote z Basha(s’e besoj mos t’i njohi)kete, dhe te qetesoje shprirtrat e demokrateve te tjere kudo jane, dhe qe i njohin keta tipa. Ne te kundert, nese keta marrin flamurin e PD-se ne dore, e nesermja do jete pa fushe-beteje, pasi do jene humbesa qe ne nisje te gares.

P.s. Ne ate liste kishte dhe shume emra me kontribute dhe vlera te larta, qe me bejne te ndihem mire, dhe qe kurrsesi nuk mund te paralelizohen me ndotesit!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania