Sokrat Turtulli/ Poezi

Poezi

DESHIRE

Sa pak toke, sa shume varre!

Cfare varremihesi ishe ti?!

Karafilat me petale,

internime e pabesi.

 

Sa shume libra dhe kujtime!

Radhe rrine ne bibloteke.

Shuajme, mor habine time,

t’i shkruan, a i shkrove vete?!

 

E nisem rrugen vec me skamje,

ne zemer kishim shume besim.

Na vrisje ti, ne hidhnim valle.

Ne qorrat s’shihnim tiranine.

 

Ne, fanaret ne Evrope,

Evropa ndriste ne neon.

Ne 50 vjet qe ecem tok,

nga triska shkuam ne tollon.

 

Dhe tani pikturuar ne syte e mi dhimbshem…

 

Te shoh gjithmone se si qesh,(nga portreti)

kudo ku jam, kudo ku rri.

Madje, nga gjumi gjithe djerse,

ngrihem me tmerr e llahtari.

 

Ashtu, me syte te capeluar,

i lutem Zotit me shpirt e ze.

Netet e Korbit te urryer,

brezat qe vijne, mos pafshin me!

 

LERMENI

Ma lini rakine ta pi si malet e mia.
Sic dehen ata, dua te dehem dhe vete,
Kur mberthehen me vetetimat dhe tmerrohet stuhia,
Kur qiejt grisin dhe lozin me rete.

Ma lini rakine ta pi si malet e rende,
T’i kthej dollite me fund e pa zhurme.
Te ngrihem ne valle, te ulem ne kenge,
Te jem nje grimce nga malet dhe une.

Cdo gote që pi me ngjan si nje qeli,
Ne Spac, Burrel apo Qafe Bar,
Atje ku vdekja si lubi,
Terhiqte jeten zvarre-zvarre.

Atje ku kombi vdekjen sheh,
Se si liria s’qe e lire,
Se gjithe elita atje qe,
Si Promotheu ne zinxhire.

Ma lini rakine ta pi si malet e mia,
t’a harroje kete dite qe mbjell vec gjak,
Te rend ne malet ku fryn freskia.
Te rend, te rend, si Maratonomak.

Ma lini rakine ta pi,
Te dehem per pak me lumturine…

 

REFRENI I NJE QYTETI

Ne gota alkoli
miklon
papunesia.
Si miklojne mushkonjat
ne batak.

“Ne gjetsh pune…”
Ah!
Pune e shkrete!
Gumezhijne kafenete
nga mengjezi ne darke.
“Ne gjetsh pune…”
E rendomte
kjo fjale.
Te shtyn mes avujsh
zhurma e ekspresit.
Dhe shpresa
cdo dite
si nje gote kristal
thyhet cope-cope.

Dhe shpresa
zvogelohet,
zvogelohet,
si hije e mengjesit.
Agimi sa zbardh
deri ne mesnate,
Duar te njoma
te reshkura nga yjet,
Duar qe zgjaten
zgjaten,
Duar me kallo,
qe kerkojne fat.

Krijojne nje qytet.
Femijeve
disa kuintale
ju peshon uria
Te plakur
pa lindur,
Te zbehte
limon,
Valle kercen ne syte
padija.
Duar
qe zgjaten damare,
damare.
Perse,
perse lekundet
qyteti qe s’leviz?
Lypsari
lemoshe kerkon ne lypsare,
Mjerimi
qytetin,
mjerimi e ka ngjize.
Pa buke,
pa uje,
pa drita,
pa gjume.
Lypsare
kafenete kane plot,
Heshtja e qytetit
bertet me fort
se nje piskame,
Qyteti mjeran
do pune.
Puuuuuune…

KAQ FARE PAK!!!

 

SIÇ KAFSHON QIELLIN

Stuhi!

Stuhi
kam deshire
te ta fut me pellembe,
Xixa
te te leshojne syte!
Sic kafshon qiellin
e rete
Me dhembet egersire.

Te te kafshoj
une,
kam deshire!

Ashtu
sic di vete,
ta ndjeje kafshimin
ne deje,
damare!
Te ulerije me shkume
me dallget
dhjete balle:

“Hej,
dreq o pune
Ky
qenka me i marre,
Nga une”!

Ej,
Stuhi,
Stuhi,
Do te vij tek ti,
Ku lahesh ne zemer te oqeanit.
Mos u cudit aspak,
do te bindesh dhe vete.
Te ta shkul zemren
si nje rrepe,
Te perpelitesh
e mbytyr ne gjak,
Te perpelitesh e shtrire,
Une
i lumtur
gjithe gas
te bertas:
“Shiko
c’te ben njeriu

“NGORDHESIRE”!

 

KAM FRIKE NGA GJUMI

Kam frike nga gjumi,

Nuk di pse kam frike kaq shume.

Kur me shkel qepallat

me kembet e tij te renda,

Dritherohet qenia ime,

Dritherohem une,

Sa nis te eci neper endrra.

Ne endrrat

Qe te kotin kot me kot,

Nje kotesi te frikesuar.

Dua

t’i ndertoj endrrat kur jam zgjuar,

Mbushur me drite.

Ndaj,

nga gjumi

kam kaq shume frike.

TI

Ti,

me vijezohesh

ne bebe te syrit.

Te shoh,

Te shoh

ne miniature,

Po,

rruga e vertete,

per ne zemren tende do kohe,

Ndoshta do vjet,

Ndoshta…

Kurre.