Dritan Shano/ Zoti Kryeministër kur nuk je në gjendje të ruash trashëgiminë e të parëve, të dhjefsha Rilindjen Urbane!

Aktualitet Shkrime

Unë Dritan Shano jam shqiptar. Jam i krishterë orthodoks. Besoj në Zot. Besoj se Zoti e do Shqipërinë dhe çdo shqiptar. Nuk jam i sigurtë për të kundërtën. Jam pjesë themeluese e kombit shqiptar. Që ka një kontribut të pasosur në identitetin e çdo shqiptari të sotëm. Sot një pjesë e trashëgimisë time u shemb nga mungesa totale e konsideratës dhe kujdesit nga shteti shqiptar për këtë themel në të cilin unë qëndroj, dhe nga ku i jap çdo shqiptari. Manastiri mbi 400-vjeçar i Shën Athanasit, është shembur, shkërmoqur, i harruar nga njerëz me teknologjinë celulare më të fundit në xhep dhe që rrijnë përkëdhelen si të ndërkryer 24 orë nëpër ekrane, duke thënë se do ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë.

Kryetarët e partive, që me rradhë kanë qeverisur as nuk ua ndjen për këto mënxyra ku rrënohet qënia e shqiptarit, identiteti i tij. Për të cilën ka marrëveshje shtetërore që duhet ruajtur. Ata me ç’duket garojnë për identifikimin e tyre me pushtetin, dhe që të ngelen ata në histori, dhe nuk u bën përshtypje që identiteti i Shqipërisë, shumë më i madh se përkohshmëria e secilit prej tyre, shkërrmoqet, kthehet në pluhur. Thonë se do të ndërtojnë ndonjë gjë të re, ndërkohë që nuk janë në gjëndje të ruajnë themelet e kombit.

Kryeministri i sotëm edhe i ka shembur ato me justifikimin arrogant se Kisha që shembi nuk i pëlqente estetikisht, dhe se i dukej atij si garazh. Zotërinj kujdes, mbajeni vrapin se shqiptarët nuk ju kanë borxh, aq më pak shqiptarët orthodoksë nuk ju kanë asnjë faj. Këtë indiferencë persekutuese nuk kanë për tua falur! Keni hyrë vazhdimisht në hak me ta. Keni hyrë në hak me Zotin. Zoti Kryeministër kur nuk je në gjendje të ruash trashëgiminë e të parëve, të dhjefsha Rilindjen Urbane!

 Fotografia e Dritan Shano

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *