Aktualitet

Tmerr/ Dy të vdekur dhe një i plagosur me thika për një parkim

54-vjeçari Eduart Xhaferi është arrestuar nga Policia e Durrësit, si autor i dyshuar të vrasjes së Lulzim Qamës ditën e djeshme në sherrin tragjik që u mori jetën dy personave.

Kështu, Xhaferri dyshohet se ka qëlluar me mjete prerëse Qamën, i cili rezulton se ishte me probleme mendore.

Qama nga ana e tij, pati qëlluar me thikë një koleg tjetër, Yzedin Shallarin, që ndërroi jetë në spital.

Shtetasi Eduart Xhaferri në momentin që është goditur me thikë nga shtetasi Lulzim Qama ka qenë brenda mjetit tip Nissan, ku edhe menjëherë ka marrë armën e gjahut dhe ka goditur shtetasin Lulzim Qama.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provave materiale mjetet e kryerjes së krimit:

  • arma e gjahut tip Shotgan dhe
  • Thika

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës  për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje” parashikuar në nenin 76  të Kodit Penal.

NGJARJA

Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një sherri në Rrushkull të Durrësit ditën e djeshme. Lulzim Qamo është goditur me thikë dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa Yzedin Shalari ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Ndërkaq një shtetas i tretë Eduart Xhaferri rreth 54 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas të dhënave të para nga policia e Durrësit, 3 personat në Rrushkull u konfliktuan për parkimin e një automjeti.

Yzedin Shallari dhe dhe  Eduart Xhaferri janë konfliktuar me Lulzim Qamo i cili sipas të dhënave paraprake të policisë ka kërkuar lirimin e vendit të parkimit. Fillimisht ka pasur një debat verbal, i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e thikave, ku të tre personat, viktima dhe dy të plagosurit kanë goditur njëri tjetrin.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?