Partia aleate e Bashës, LDE në dilemë për vijimësinë e Koalicionit me PD
Kryetari i LDE Ermal Mino ka thirrur diten e sotme nje mbledhje urgjente kryesie te kesaj Partie. Qellimi i kesaj mbledhjeje ishte per te reflektuar e mbajtur nje qendrim mbi zhvillimet e fundit ne Koalicionin Opozitar pas Paktit Basha – Rama. Pas mbledhjes se Kryesise se LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, Kryetari i kesaj partie Ermal Mino ka shperndare nje deklarate per shtyp ne te cilen shkruhet: “LDE ka lindur si Parti Opozitare e beson se Opozitarizmi ne Shqiperi vazhdon te mbetet themeli ekzistencial i demokracise sone te brishte.
Ne u bashkuam ne 1 qershorin 2016 ne Koalicion me Partine Demokratike, sepse besonim e ende besojme se idealet e dhjetorit ’90 jane ende aty si pjese e trashegimise me te mire politike. Prej 18 shkurtit 2017, ne qendruam per 90 dite ne nje beteje epike qytetare dhe opozitare per zgjedhje te lira dhe te ndershme e kunder qeverisjes se kanabisizimit dhe kriminalizimit te vendit. Ne si LDE por edhe te gjithe aleatet e PD, kemi qendruar thellesisht luajale e qendrestare ne betejen 90 ditore ne Cadren e Lirise. Ishim te gatshem edhe per perballjen e krisjen e madhe. Edi Rama ishte dhe mbetet sipas nesh, Kreu dhe Arkitekti i Qeverisjes se Mafias Estetike.
Ne besonim e ende besojme se Edi Rama duhej rrezuar me cdo kusht. Sidoqofte, Pakti Basha – Rama, ka sjelle nje realitet te ri politik. Ne beme nje beteje 90 ditore bashke me PD per zgjedhje te lira e te ndershme, ndersa sot kemi nje Pakt qe siguron futjen e PD ne zgjedhje dhe perjashtimin tone nga gara. Mund ta pranojme si cmim per hir te qellimeve me te medha per inegrimin europian te Shqiperise, por jo si nje ujdi me konsensus negativ per te asgjesuar ekzistencen tone.
Ndaj sot ne si LDE po i drejtohemi zyrtarisht dhe publikisht Aleatit tone te madh, Partise Demokratike qe te vendoset ne rolin e qellimesive te larta e fisnike per te na qendruar po aq luajale e besnike sa i qendruam. Nese Pakti Basha – Rama, na mohon ose pamundesine te drejten e gares si sigel partie me vete, atehere ftojme Partine Demokratike qe te shpalle e beje publike kriteret e perzgjedhjes se kandidateve per deputete ne Listen e saj, ne menyre qe ne te kemi mundesi te propozojme per gare per kandidim aty 1 ose 2 personalitete qe e besojme se i bejne vlere Opozitarizmit dhe PD. Nese kriter eshte opozitarizmi e qendrestaria, ne do te ofrojme kandidate te tille. Nese kriter eshte kontributi publik, civil dhe akademik, ne do te propozojme kandidate te tille.
Nese kriter do te jete nje cv e pasur profesionale, politike, publike dhe civile, ne do te propozojme kandidate te tille. PD te na jape mundesine te ofrojme ne listen e saj kandidatin ose kandidatet me te mire qe i bejne nder Opozitarizmit dhe PD. Nuk kerkojme qe PD te na dhuroje e as siguroje mandat deputeti. Kerkojme qe sipas kritereve transparente e publike te kete perzgjedhje te ndershme te kandidateve me te mire. Pra garen e mohuar me siglen tone, PD te na e kompensoje duke na lejuar garen me 1 ose 2 personalitete te LDE, ne listen e PD. “