Basha-Ramës: Thirri mendjes kur artikulon ëndërrat diktatoriale sepse përndryshe të vjen fundi i diktatorit.

Politike

Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kreu të PS dhe qeverisë, Edi Rama se parlamenti i ardhshëm pa opozitën do të jetë më i qetë.

Duke folur në ‘çadrën e lirisë’ Basha u shpreh se kjo është një ëndërr diktatoriale dhe për këtë i bëri thirrje Ramës që ti thërrasë mendjes.

-Nuk mund të pranojmë një parlament monist, sepse kjo do të thotë më shumë dhunë ndaj popullit. Parlament pa opozitë nuk ka për të ndodhur dhe nuk ke për të patur asnjë orë të vetme.

Prandaj thirri mendjes kur artikulon ëndërrat diktatoriale sepse përndryshe të vjen fundi i diktatorit. Ai e konsideron një lojë shahu, pokeri, këto halle dhe probleme që iu kanë mbledhur këtu prej 87 ditësh dhe dy herë në tubim, a janë lojëra hallet tuaja?

Thirri mendjen sepse përndryshe të vjen fundi i dikatorit.

Vëllezër e motra! Ai e konsideron bashkë me shpurën e tij kriminale një lojë shahu, një lojë pokeri.

Ai këto halle e këto probleme nuk i sheh sepse për ta pushteti ka vetëm një qëllim, një axhendë, pasurimin dhe kontrollit e shtetit.

Ndaj, nuk e sheh, nuk e sheh të vërtetën dhe për të gjithçka është lojë shahu. E tha vetë, apo jo?! Unë i kam thënë se është teatër kukullash!

Lojë shahu apo teatër kukullash, pak rëndësi ka. Ai i sheh politikanët, miqtë tanë ndërkombëtarë, gurë shahu!

A janë problemet tuaja, shqetësimet tuaja, pjesë e lojës? Sigurisht që jo! Sepse ky bashkim shqiptarët nuk janë lojë por republika e re që po vjen dhe që nuk është lojë!