Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë për pastrim parash ndaj Alfred Pezës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestron e pasurisë së deputetit socialist Alfred Peza. Prokuroria ka sqaruar se kërkesa në Gjykatën e Lartë ishte vetëm për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa nga ana tjetër nuk bëhen me dije argumentat e këtij vendimi.

Kurse aksionet prej 1.1 miliardë lekë pranë një banke të nivelit të dytë do të mbetet të sekuestruara pasi për to Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar më parë masën e sekuestros sipas ligjit antimafia.
Më 13 prill 2017, Prokuroria i depozitoi kërkesë krimeve të rënda në zbatim të ligjit antimafia ndërsa kjo gjykatë e miratoi kërkesën deri në përfundim të hetimeve të nisura ndaj deputetit socialist.

Ndaj deputetit Peza, Prokuroria e Përgjithshme po kryen hetime për mospagim taksash, deklarim të rremë të pasurisë dhe pastrim parash, ndërsa vetë Peza ka reaguar disa herë duke deklaruar se ai me bashkëshorten pasurinë e ka vënë në mënyrë të ligjshme dhe ky proces është sulm ndaj tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?