E pazakontë/ Arbitri ndëshkon me karton të kuq asistentin e tij/ Video

Sport

Një ngjarje jo shumë e zakonshme për futbollin ka ndodhur këtë javë në Skoci në përballjen mes KilmarnockDundee. Teksa loja po bëhej interesante dhe vëmendja e të gjithë ekipit gjykues duhet të ishte maksimale, njëri nga asistentët e kryesorit ka pasur shqetësime serioze me stomakun dhe nuk ka duruar më.

Kështu gjyqtari kryesor, Cgraig Thomson, ka ndëshkuar me të kuqe asistentin e tij. Ndeshja u ndërpre për disa minuta, sepse masat ishin marrë për të pasur lojtarë zëvendësues dhe jo gjyqtarë. Kjo skenë është përhapur gjithandej në rrjet duke u komentuar si një veprim “fair-play” pasi çdokush që vonon lojën meriton njëfarë dënimi dhe këtij rregulli nuk i ka shpëtuar as njëri prej atyre që kujdeset për mbarëvajtjen e lojës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?