Nga Dritan Shano/ Shpirtra memecë, por këmbëlehtë…

Aktualitet

Eksodi masiv i shqiptarëve jo vetëm në këto 27 vjet, dhe sakrificat dhe mundimet për marrjen po aq masive të nën-shtetësive të tjera – greke, italiane, gjermane, franceze, kanadeze, amerikane, angleze, belge… – po prej shqiptarëve, tregon se mallkimi mbi Shqipërinë është shqiptar dhe jo i huaj. Duket sikur Shqiptari fillon ta dojë Shqipërinë vetëm pasi është mjaftueshëm larg saj, dhe pasi ka bërë betimin për besnikëri dhe ka kënduar himnin e një shteti tjetër çfarëdo. Dhe zbret në Rinas, paraqitet i ngazëllyer tek kabina e policit kufitar që shkruan sipër: Foreign Citizens/Shtetasit e Huaj. Ndërkaq, paratë që vijnë nga emigracioni më shumë se për të lehtësuar jetën e atyre që kanë mbetur “të dënuar” të jenë vetëm shqiptarë, kanë shërbyer për të subvencionuar pa-aftësinë e klasës politike shqiptare për të qeverisur dhe garantuar sundimin e qetë të saj. Ashtu si padashur e pakuptuar, gjysëm-shqiptarët ndoshta kanë qenë financuesit kryesorë të qeverisjes së keqe të vendit të tyre të origjinës.. Ndoshta?!

 Fotografia e Dritan Shano
0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments