Bota

Incidenti/ Berlusconi shtrohet me urgjencë në spital

Një incident i ka ndodhur në shtëpinë e tij në Portofino ish-presidentit të Milanit dhe ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi.

Lideri i Forza Italia është rrëzuar dhe ka përplasur kokën, pasi është penguar në një tapet brenda shtëpisë.

Fatmirësisht nuk ka pasur asgjë të rëndë, por duke pasur parasysh edhe moshën e 80-vjeçarit, Berluskoni është transferuar me urgjencë në Milano, në klinikën Madonnina, ku i janë bërë edhe tri qepje.

“Asgjë me rëndësi, gjëra pa zarar”, komentoi mjeku i tij, profesor Alberto Zangrillo.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania