Rama le jashtë liste Arta Daden. Ja si i përgjigjet gazeta “Dita”

Aktualitet

As Arta Dade nuk do jete ne listat per deputet. Kjo u be e ditur mbreme gjate prezantimit te emrave nga disa eskponente drejtues te PS.

Dade nuk është një nga ato që u largua me dëshirë. Këtë lë të kuptohet edhe gazeta Dita, pronë e djemve të saj. Në faqen e parë kjo e përditshme ka një karikaturë të Ramës që i ka vënë kryq PS -së dhe ka shkruar listën e Rilindjes. “Jashtë listës Rama edhe një nga ikonat e PS, Arta Dade”, shkruan Dita. Rama nuk kandidoi në këto zgjedhje edhe emra të tjerë të PS, përfshirë Namik Doklen. Në total janë 27 deputetë të PS që nuk janë në listat e reja.