KQZ rrëzon kërkesën e PS e LSI për shtyrjen e afateve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos e marrë fare në shqyrtim kërkesën e PS-LSI për të shtyrë afatin e regjistrimit në KQZ.
Kreu i KQZ, Denar Biba në përfundim të mbledhjes që zgjati 2 orë tha se “kjo është një kërkesë fisnike e dy partive, por nuk ka bazë ligjore. Kësisoj ne nuk detyrohemi të marrin një vendim mbi këtë kërkesë.
Sipas tij, kërkesa e PS-LSI për ta shtyrë afatin e regjistrimit është politike, pasi kërkon përfshirjen e opozitës.
Total 0 Votes
0
0
