Letra e lamtumirës së 59-vjeçarit që tentoi të vetëvritej
Një 59-vjeçar tentoi të vetëvritej sot në Pogradec, duke qëlluar veten me pistoletë. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
59-vjeçari L.F kishte lënë edhe një letër lamtumire, ku shkruante arsyet përse po ndërmerrte aktin ekstrem.
BalkaWeb ka publikuar letrën që i plagosuri kishte lënë për familjen e tij.
“Prej kohësh gjendja ime psikologjike nuk më le të jetoj i qetë. Jam shumë i rënduar dhe më mirë të shkoj në botën tjetër sepse po bëhem barrë për të gjithë! Kur të lexoni letrën s’dua të fajësoni askënd! As familjen time as fëmijët e mi! Ata nuk kanë faj për asgjë! Kam vendosur vet dhe fajtori jam unë! Më falni për çdo shqetësim familja ime e shenjtë! Më falni për këtë që po i bëj edhe vetes por është më e mira për mua”, thuhej në letrën e lamtumirës.
