Për Olta Xhaçkën: Çadra jote të gjeti burrë, e jona për zgjedhje të lira
Besa Petriti, njëherësh edhe Nënkryetare e FRPD-së, i është përgjigjur deklaratës së ministres së Mirëqenies Sociale Olta Xhaçka, e cila tha sot se të rinjtë e PS do të marrin përpara çadrën e opozitës.
Në një status në Facebook, Besa Petriti shkruan se çadra e opozitës është ngritur për të kërkuar zgjedhje të lira. Kurse çadra e PS kur ishte në opozitë, thotë nënkryetarja e FRPD, shërbeu për t’u njohur Xhaçka me deputetin e PS Artan Gaçi, që sot e ka bashkëshort.
“Do na marre perpara lumi i Oltes e cila ne rastin me te mire e di protesten sikur eshte nje vend ku mund te gjesh burrin e jetes, dhe ne rastin me te keq nje fasade e tipit “greve urie” ku fryhen njerezit se ngrene. Sa gjynah moj moter!”-citon Besa Petriti në statusin e saj.