Ja kush është Hekurudha më e gjatë në botë
Treni historik që lidh Britaninë e Madhe dhe Kinën ka filluar zyrtarisht qarkullimin ditën e djeshme, duke u bërë kështu rruga hekurudhore më e gjatë në botë.
I përbërë nga 30 vagonë, treni është nisur nga qyteti Essex i Britanisë së Madhe dhe do të udhëtojë 12 mijë kilometra në 17 ditë, për të arritur në qytetin kinez te Zhejiangut.
Treni i cili do të transportojë mallra eksporti britanike, do të kalojë përmes Francës, Belgjikës, Gjermanisë, Polonisë, Bjellorusisë, Rusisë dhe Kazakistanit. Ai pritet të jetë në Zhejiang më 27 prill.
Në trenin e parë të mallrave të nisur nga Britania e Madhe ka më së shumti mallra të prodhuar në këtë vend si, uiski, birra, pije të gazuara, produkte ushqimore dhe produkte për bebe.
Drejtuesi i kompanisë së transportit, Sultan Ahmed Bin Sulayem, thotë se transporti me tren është më i shpejtë se ai detar dhe më i lirë se ai ajror.