Përdoruesit e celularëve në shtrat verbohen përkohësisht!
Okulistët kanë këshilluar vazhdimisht që njerëzit të mos përdorin celularin teksa janë të shtrirë ose të paktën të përdorin minimumin e dritës.
Tashmë, kemi të bëjmë me personat e parë që e vuajnë drejtëpërdrejtë përdorimin e celularit në shtrat!
Bëhet fjalë për dy vajza nga New England, të cilat janë paraqitur në spitalin e zonës me probleme në shikim. 22 dhe 40 vjeçarja kanë kaluar atë që quhet: “verbim i përkohshëm nga smartphone-t”.
Dr. Gordon Plant, mjeku që trajtoi pacientet shprehet se kur i ka pyetur vajzat se çfarë po bënin në momentin kur shikimi u filloi të tërbullohej, ato kanë treguar: “Ne po shikonim ekranin e celularit teksa qëndronim të shtrira në shtrat”.
Plant tregon se “verbimi nga celulari” është i përkohshëm dhe mund të kalohet me një trajtim të thjeshtë.