Kapet sasia e parë e farës së kanabisit në Lushnjë
Polcia e Fierit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnje finalizuan operacioniin e koduar ”KORIA”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Gëzim Goga, 37 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtëme, Lushnje.
Në bazë të informacioneve të mara më parë në rrugë operative për posedim të lëndëve narkotike, është shkuar në fshatin Krutje e Poshtëme dhe është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gëzim Goga ku nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjetën 1.3 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, 8550 fara bime të dyshuara Cannabis Sattiva, 1 ndezës unifikues granat dore si dhe 7 copë fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Total 0 Votes
0
0
