Një person në Francë hap zjarr në metro, disa persona të lënduar

Bota

Një person i armatosur hapi zjarr në qytetin francez të Lille, ku së paku 3 persona raportohet të jenë lënduar, duke përfshirë një të mitur.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se policia ka shtuar numrin e policëve në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur shkaku apo rrethanat e incidentit.

Ngjarja ka ndodhur afër stacionit të metros Porte d’Arras. Mediat franceze raportojnë se në mesin e të plagosurve është një adoleshent i cili ka marrë plagë në këmbë.

Ndërkohë në spital ka përfunduar një person tjetër i cili është plagosur në qafë. Askush nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?