Pas lajmeve se Elseid Hysaj kërkohej nga disa skuadra elitare europiane, mes tyre edhe Real Madrid, nj tjetër shqiptar po përflitet se kërkohet nga “Los Blancos”.
Forma e dobët dhe lëndimet e shpeshta të Fabio Coentraos ka bërë që Marcelo të jetë zgjedhja e vetme e trajnerit Zinedine Zidane për krahun e majtë.
Kjo ka alarmuar edhe skuadrën spanjolle, e cila është në kërkim të një mbrojtësi të majtë.
Sipas AS, Reali ka targetuar dhe dëshiron të transferojë mbrojtësin e majtë të Betisit, shqiptarin 23 vjeçar, Riza Durmishi, i cili luan për Kombëtaren e Danimarkës.
Total 0 Votes
0
0