KLSH i kërkoi Ramës shkarkimin e Manastirlliut, ai e bën Ministre

Aktualitet

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar(në vitin 2016) kryeministrit Edi Rama, shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së Qendrës Spitalore Nënë Tereza, znj. Ogerta Manastirlliu, e cila u emërua sot ministre e Shëndetësisë.

Ky propozim erdhi pas një kontrolli që zbuloi se drejtoresha Manastirlliu kishte shpenzuar rreth 795 mijë dollarë duke lidhur dy kontrata mirëmbajtje me kompani private shqiptare për disa aparatura mjekësore që ishin sjellë në Shqipëri në përdorim nga kompania ‘Siemens’.

Por audituesit kanë zbuluar se sipas kontratës fillestare të QSUT-së me ‘Siemens’, i takonte vetë QSUT-së të realizonte mirëmbajtjen.

Dokumentet kanë zbuluar se drejtoresha Manastirlliu i ka dhënë dritë jeshile, hapjes së një tenderi për mirëmbajtjen,  duke nënkontraktuar dy kompani shqiptare në vlerën e 795 mijë dollarëve. Ndërsa dëmi neto i konstatuar nga KLSH-ja është në vlerën e 590 mijë dollarëve.

Edi rama ogerta manastirliuPër rrjedhojë audituesit kërkojnë shkarkimin e drejtoreshës:

I rekomandojmë Kryeministrit të fillojë procedurat për dhënien e masës disiplinore nga “Vërejtje” deri në “Largim nga detyra” për zj. Ogerta Manastirlliu me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Për arsye se në tenderin me objekt dhënien e shërbimit të “Mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore” zhvilluar në vitin 2014 nga MSH, nuk ka bashkëvepruar me të, për të saktësuar se ky shërbim, është përcaktuar të bëhet nga QSUT. Si rezultat i këtij veprimi/mosveprimi, QSUT rezulton të ketë shpenzuar fonde publike pa efektivitet deri në përfundim të auditimit në vlerën 59 milionë e 751mijë lekë (590 mijë USD).

Raporti i KLSH-së ndër të tjera ka zbuluar se dhe sistemi elektronik i përdorur në QSUT, për regjistrimin e kartelave ka mangësi të shumta duke krijuar hapësira për abuzime dhe favorizime, sidomos të listës së ilaçeve të regjistruara për përdorim.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i raportit thekson se për vite me radhë QSUT-ja nuk ka mbajtur regjistra për trajtimin e hermodializës dhe të dhënat janë kontradiktore. Mbi këto të dhëna, qeveria vendosi më pas ta jepte me koncension këtë shërbim. / HashtagAL

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?