Donald Trump konfirmoi sot në mbrëmje angazhimin e plotë të SHBA-së për sigurinë e Japonisë dhe Koresë së Jugut

Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot në mbrëmje angazhimin e plotë të SHBA-së për sigurinë e Japonisë dhe Koresë së Jugut,pasi Kim Jong-un leshoi 4 raketa drejt Japonisë k

“Presidenti Trump insistoi për angazhimin e plotë të SHBA-së në krahë të Japonisë dhe Koresë së Jugut përballë kërcënimit serioz nga Koreja e Veriut”, theksohet në një komunikatë zyrtare, disa orë pas testeve me raketa balistike nga ana e regjimit të Phenianit.

“Ai insistoi mbi faktin që administrata e tij po merr masa për të përmirësuar edhe më mirë aftësinë për t’u mbrojtur dhe për të neutralizuar raketat balistike koreanoveriore duke përdorur kapacitetet e plota ushtarake të SHBA-së”, shton ky dokument.

Pas këtyre katër testeve koreanoveruore të hënën në mëngjes, presidenti Trump bisedoi në telefon me kryeministrin japonez, Shinzo Abe dhe presidentin koreanojugor të përkohshëm, Hwang Kyo-Ahn.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?